Si reagon Xhensila kur shikon Besin që e imiton në Këngën Magjike - Bota Sot
Si reagon Xhensila kur shikon Besin që e imiton në Këngën Magjike

Mediale Vip

E hënë, 18 dhjetor 2017

Si reagon Xhensila kur shikon Besin që e imiton në Këngën Magjike

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 11:01
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Lajmi që Xhensila Myrtezaj ka anuluar koncertet për shkak të problemeve shëndetësore, ditët e fundit u shpërnda në portale dhe nuk kaloi pa u komentuar edhe në rrjetet sociale. Sonte, nga skena e Këngës Magjike në Pallatin e Kongreseve, problemet shëndetësore të Xhensilës i ka konfirmuar edhe Besi, por, natyrisht, sipas mënyrës së tij. Edhe kur gjendja mund të jetë serioze, ai e zbut me humorin e tij dhe e kthen në një situatë argëtuese.

Në dialog me mikun dhe kolegun e tij Erion Isai, Besi e ktheu me humor edhe gjendjen e Xhensilës. Gjithmonë “bëmat” e vajzave për dy aktorët e njohur janë burim frymëzimi, por këtë herë, skenarin ua ka “shkruar” Xhensila.

Duke qortuar sjelljen e vajzave dhe varësinë e tyre ndaj fotove, Besi mori shembull Xhensilën: “Xhensila, e sëmurë para koncertit: “Bobo, si do këndoj unë sot, Besiiii”. E pashë dhe thashë po i bëj një foto: “Foto?” ia kishte kthyer ajo dhe menjëherë i ndryshoi humori, madje filloi të kërcente për të arritur foton më të bukur... dhe Besi imitonte çdo lëvizje të Xhensilës sipas mënyrës së tij duke shkaktuar të qeshura në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Të qeshura edhe te vetë Xhensila, e cila është ulur aty afër duke e ndjekur performancën e bashkëshortit të saj. Ajo ëhstë e mësuar tashmë me të, e di që është edhe një personazh real frymëzues për Besin. Edhe kur ai bën humor me situatat e tyre, ajo qesh sërish dhe kënaqet.

“Lumturia ime”, shkruan ajo duke postuar një pjesëz nga performanca e djemve në skenën magjike.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test