Ia puth ballin Valbonës pejane, duke iu drejtuar me një fjalë të çuditshme - Bota Sot
Ia puth ballin Valbonës pejane, duke iu drejtuar me një fjalë të çuditshme

Mediale Vip

E enjte, 14 dhjetor 2017

Ia puth ballin Valbonës pejane, duke iu drejtuar me një fjalë të çuditshme

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 13:11
Shqiponja e Valbona

Respekti është i pakontestueshëm dhe nuk mund ta imagjinoj edhe sportin pa motrën e saj. Është ndihmëstrajnerja e Penzës së Pejës, Shqiponja Bytyqi, që e ka uruar për ditëlindjen motrën e saj, Valbonën, basketbollisten më të mirë në vendin tonë. Por Shqiponja ka dashurinë që ka për motrën e puth fortë në ballë.

“Të kesh një motër është gjëja më e bukur që mund të ketë falur jeta – ajo është gjithmonë mikesha më e mirë. Nuk ka rëndësi kush është më e madhe a më e vogël, motra është gjithmonë aty për të dëgjuar ulërimën tënde, për të veshur rrobat e tua, për të dëgjuar deri në fund dhe për të ditur çdo sekret. Edhe kur nuk është fizikisht, motra ka një ndjenjë të brendshme për të qenë bashkë me ty në momentet më të mira dhe me të këqija. Ka shumë arsye pse motra është shoqja me e mirë e përjetshme, ashtu siç ka edhe shumë arsye pse ajo dhe vetëm ajo është përherë krenare për ty, sido që të jesh.

Megjithatë, rastet e mëposhtme janë motrat, te cilat në një moment të jetës së tyre kanë prezantuar para publikut edhe motrën e vogël, e cila, në fushën e saj, ka pasur sukses gjithashtu. Dhe motra ka qene aty për ta theksuar këtë me zë të lart”, shkruan Shqiponja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test