Arratisja e ëmbël e Adelina Ismailit

Mediale Vip

Arratisja e ëmbël e Adelina Ismailit

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 14:48
Adelina Ismaili dhe Vali

Adelina Ismaili ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re për publikun shqiptar.

Ajo po shijon jetën e së qeni bashkëshorte dhe një nënë përkushtuar e djalit, Uliksit.

Herë pas here këngëtarja po publikon imazhe dhe video prej jetës private, ku duket se po e shijon çdo minutë.

 

Sweet escape with mon amour ????

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on

Një të tillë e ka sjell në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në veturë me Vali Krasniqin.

“Arratisja e ëmbël me dashurinë time”, ka shkruar ajo duke mos treguar destinacionin e radhës.

Adelina javë më parë ka qenë në Kosovë duke perfomuar në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në tubimin elektoral të LDK-së.

Ndryshe, këngëtarja ka kohë që është martuar dhe jeton në Zvicër me bashkëshortin Valin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat