Flet Nora, tregon të vërtetën rreth ‘shtatzënisë’

Mediale Vip

Flet Nora, tregon të vërtetën rreth ‘shtatzënisë’

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 13:25
Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Nora Istrefi shquhet si njëra ndër këngëtaret më tërheqëse të estradës.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes të cilave fansat njoftohen për më të rejat e saj.

Përveç muzikës, jeta private e këngëtares është gjithmonë në qendër të vëmendjes së medieve rozë.

Gjatë gjithë ditës së djeshme ka qarkulluar lajmi se këngëtarja është shtatzënë, me ç’rast gazetarët janë fokusuar vetëm tek një foto që ka shpërndarë ajo në “InstaStory”.

Nora thotë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth shtatzënisë së saj.

“Jo, nuk jam shtatzënë. Nuk ka kurgjë të vërtetë, pa merak”, u shpreh Istrefi duke qeshur.

E ndërkaq sa i përket muzikës, atë nuk do ta shohim me ndonjë projekt të ri deri mbas Vitit të Ri.

“Kam pas plan me plasu diçka, mirëpo projekti është shty, do të del mbas Vitit të Ri. Nuk e di akoma a do të jetë bashkëpunim apo vetëm, por e di që do të jetë ritmike”, shtoi ndër të tjera Nora.

Rikujtojmë, se kënga e saj e fundit është “Gabime”, të cilën e solli me Gjikon.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat