Shtëpia e Ellen DeGeneres rrezikohet nga zjarri në Kalifornia

Mediale Vip

Shtëpia e Ellen DeGeneres rrezikohet nga zjarri në Kalifornia

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 14:24
Ellen DeGeneres

Komedianja e njohur Ellen DeGeneres përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur që shtëpia e saj në Carpenteria është në rrezik nga zjarri që po përhapet në masa të mëdha në Kalifornia.

Ellen ka thënë që ka evakuuar të gjitha kafshët shtëpiake nga kjo shtëpi.

Ajo ka shtuar që po lutet për të gjithë banorët e asaj zone si dhe ka shprehur falënderimin e saj për zjarrfikësit, të cilët po mundohen ta lokalizojnë këtë zjarr.

Këtë shtëpi DeGeneres e kishte blerë në tetor për 18 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat