Bora, një dedikim plot dashuri për ditëlindjen e të birit!

Mediale Vip

Bora, një dedikim plot dashuri për ditëlindjen e të birit!

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 17:20
Bora me djalin e saj

Mes shumë thashethemesh për ndarje nga bashkëshorti, çifti ende nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar. Megjithatë, mes angazhimesh në televizion, Bora Zemani e gjen gjithmonë kohën për të birin, me të cilin kemi parë jo pak postime në Instagram. Këtë herë, ka qenë një ditë speciale për të dy, e moderatorja i ka kushtuar disa fjalë plot dashuri Arborit.

“Në 12.12.2014 ora 09:00 ndjeva lumturinë dhe provova dashurinë më të madhe në botë. Edhe 100 vite të bukura fryma ime. Të dua pafund Arbor”, ka shkruar Bora poshtë një fotoje bashkë me vogëlushin e saj. Me duart e bashkuara dhe me pemën e zbukuruar në sfond, Arbori nuk mund të dëshironte një ditëlindje më të bukur se sa në prag të festave të fundvitit.

Eh, dhjetori është vërtetë një muaj i magjishëm në të tilla raste!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat