Lideri i Aerosmith hap një qendër pritjeje për vajzat e abuzuara

Mediale Vip

Lideri i Aerosmith hap një qendër pritjeje për vajzat e abuzuara

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 18:29
Steven Tyler

Steven Tyler gjithmonë ka luftuar në mbrojtje të femrave, viktima të abuzimeve. Rokeri ka hapur një qendër për t’i ndihmuar, që i ka vënë emrin ‘Janie’s House, emri që merr spunto nga ‘Janie’s Got a Gun’, një këngë e Aerosmith e 1989, që e merr temën nga tragjeditë që lidhen me abuzimet dhe dhunën tek fëmijët.

’Eshtë një gjë për të cilën kam menduar që në kohën e këngës. Ky vend është për mua realizimi i një ëndrre’, ka shpjeguar artisti në inaugurimin e qendrës që ofron 30 vende.

Steven Tyler në 2015 ka krijuar shoqatën e tij “Janie’s Fund”, që ndihmon vajzat që janë më të rrezikuar. Ndërsa për qendrën e re tregon: ‘Eshtë një strehë e sigurt dhe më shumë se çdo gjë tjetër i jep atyre një zë. Është pikërisht kjo ajo që ne kemi dashur’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat