Trimi zbulon datën e publikimit të këngës “Lule Blini”

Mediale Vip

Trimi zbulon datën e publikimit të këngës “Lule Blini”

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 20:23
Trim Jetullahu

Është i angazhuar në “DËM” por kjo nuk nënkupton se nuk po gjen kohë për muzikë.

Fjala është për këngëtarin Trim Jetullahu i cili tashmë ka finalizuar këngën e re.

Përmes një fotografie të hedhur në rrjetet sociale, këngëtari ka treguar se projekti muzikor i ri që mban titullin “Lule Blini” do publikohet nesër në ora 19:00.

Detaje të tjera nuk janë zbuluar të projektit pasi do jetë befasi për fansat e tij.

Kujtojmë që projekti i tij i fundit deri më tani është dueti me Çiljetën e që u pëlqye shumë nga publiku.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat