Era Istrefin nuk e pengon të ftohtit, shfaqet e ekspozuar edhe në dimër

Mediale Vip

Era Istrefin nuk e pengon të ftohtit, shfaqet e ekspozuar edhe në dimër

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 15:13
Era Istrefi

Këngëtarja e njohur Era Istrefi këtë vit ka qenë mjaft aktive në tregun muzikor ndërkombëtar, ku ka shijuar suksesin me dy projektet e fundit.

Ajo është shumë e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.

Jo të pakta janë rastet kur Era ndan me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa së fundmi, Era ka publikuar dis poza mjaft provokuese.

Ndonëse po hymë në sezonën e ftohtë, Istrefi në InstaStory, është shfaqur mjaft provokuese në veturën e saj, me këmbë të ekzpozuara.

“Kush kujdeset se është dimri?”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar faktit se edhe pse është ftohtë, nuk ka hezituar që të shfaqet me veshje të shkurtër. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat