Jessie J shfaqet pa make up dhe me një model të ri flokësh

Mediale Vip

Jessie J shfaqet pa make up dhe me një model të ri flokësh

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 15:19
Jessie J

Këngëtarja Jessie J njihet për performancat e saj të veçanta në koncerte. Ama kur vjen puna për të bërë shopping, këngëtarja e hitit PriceTag shfaqet krejt ndryshe. Me një look pa make up dhe një model të ri flokësh të prera shkurt, Jessie J është fotografuar në Los Angeles teksa kishte veshur një palë xhinse të prera që ekspozojnë kyçin e këmbës, kombinuar me një bluzë Gucci që kushton 500 dollarë.

Duket si veshje sportive nese nuk do kishte rënë në sy çanta magjepsëse nga YSL.

Këngëtarja rikthehet në skenë pasi u përball me probleme shëndetësore, për të cilat vendosi ta mbante private dhe se duhej të përballej vetë si grua me to .

Më herët këngëtarja e hiteve ndërkombëtare ka deklaruar se në moshën 11 vjeçare është diagnostifikuar me një sëmundje të quajtur sindroma “Wolf Parkinson white” e cila shfaq simptoma të rrahjeve të shpejta të zemrës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat