Licenca e avokatisë? Suada Sherifi tregon eksperiencën e saj

Mediale Vip

Licenca e avokatisë? Suada Sherifi tregon eksperiencën e saj

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 19:05
Suada Sherifi

E ftuar në “Wake Up”, Suada Sherifi, Miss Albania 2005, u shpreh se pas një pauze është gati t’i kthehet punës si fotomodele. Ajo pohoi se ka bërë disa fotografi dhe është duke aplikuar në disa agjenci të ndryshme.

Suada përveçse ish-miss dhe ish-basketbolliste është edhe e diplomuar në drejtësi. Gjatë intervistës ka treguar se në provimin për licencën e avokatisë  ka dalë e dyta dhe këtë askush nuk e dinte. Ajo aktualisht ka edhe një studio noterie në kryeqytet dhe e ndan jetën mes karrierës si modele, studios noteriale dhe statusit të nënës , pasi ka një vajzë të vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat