Reperi shqiptar tregon si i është ngjitur nofka “Stresi”

Mediale Vip

Reperi shqiptar tregon si i është ngjitur nofka “Stresi”

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 19:24
Stresi

Arkimed Lusha ose i njohur nga të gjithë me nofkën Stresi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin Pop culture. Pyetjes së gazetares se si i ka shkruar mendja që ta thërrasin stresi reperi shqiptar tregon dhe origjinën e nofkës së tij. Ai ka treguar se Stresi i ka mbetur prej nënës së tij.

“Ka shumë që më thërrasin Arkimed por shumica më thonë Stresi. Stresi e kam nga njeriu më i dashur që është nëna, ajo ma ka ngjitur. Kur isha adoleshentë, isha i prapë dhe për nënën ashtu kam qenë gjithmonë “stres”. Që në kopsht kam qenë një stres. Kur hyra në muzikë thashë pse jo të mbaja nofkën Stresi sepse nuk e ka njeri”- thotë këngëtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat