Ermi Gjergji vjen shumë shpejt me “Psikopat”

Mediale Vip

Ermi Gjergji vjen shumë shpejt me “Psikopat”

Nga: Maksim Gjokaj Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 18:44
Xhirimi i kipit

Ajo është një artiste e re, por me mjaft ndjekës dhe e pëlqyer, falë stilit dhe fizikut të saj. Po flasim për këngëtaren Ermi Gjergji, e cila ka gati vërtetë një këngë të bukur e ritmike që sapo e ka xhiruar me klip.

Kënga mban titullin “Psikopat” ku do të godasë shumë gjininë mashkullore, por me një fabul të bukur kënge e me pikëpyetje skenash, por edhe ajo do të vijë mjaft provokuese, ku për veshjen është kujdesur Look @ me, ndërsa për makeup and hair Mimoza Bunjaku.

Klipi është xhiruar nga White Production, me muzikë e tekst gjithcka nga Gbox. Kënga me klip e me një tekst interesant do të vijë pas disa ditëve në treg, ndërsa ka nisur kureshtja e audiencës, pasi Ermi do të vijë mjaft seksi, por edhe për ju vajza duhet të prisni për të parë një super djalosh simpatik që është protagonist kryesor në klip.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat