Alil Kerkuti, ky është djaloshi i hitit “Ti je problem”

Mediale Vip

Alil Kerkuti, ky është djaloshi i hitit “Ti je problem”

Nga: Maksim Gjokaj Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 21:51
Alil Kerkuti

Ai është me origjinë nga Dibra ku dhe ka lindur e megjithëse jeton në Amerikë sa herë i jepet mundësia e viziton dhe i këndon vendlindjes. Po flasim për këngëtarin e talentuar Alil Kerkuti, ku vetëm para disa kohësh ka sjellë këngën e tij më të re me një videoklip të bukur nga Four Infinit e që po pëlqehet mjaft me titull “Ti je problem”. Kënga ka edhe një muzikë vërtetë të bukur e ritmike punuar nga Gramoz Gozeli, me orkestrim nga Devox dhe tekst nga Mirjeta Mema nga studio 2D.

Image

Këngëtari simpatik dhe sportist është mjaft i dashur për të gjithë, ndërsa ka zgjedhur kohët e fundit të bashkëpunojë me muzikantë nga Shqipëria dhe është I kënaqur me punën e tyre të palodhur, por edhe në Amerikë ai ka shumë ftesa për të këndiuar në mesin e shumë emrave të njohur të muzikës shqiptare që janë të ftuar atje.

Artisti mjaft i talentuar nuk mund të ri pa muzikë, ai thotë se ëshët jeta e tij, ndërsa shumë shpejt do të sjellë të tjera këngë të bukura, e do të ketë edhe ndonjë duet por tani për tani mbetet surprizë.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat