Ylli i bendit KISS, Gene Simmons, po paditet për sulm seksual, pasi një grua pohoi se ai është sjellë në mënyrë të papërshtatshme ndaj saj gjatë një interviste.
TMZ raporton që gruaja – me emrin Jane Doe – thotë se ishte intervistuar nga basisti i KISS në nëntor, në hapje të një restoranti Rock & Brws në San Bernardino të Kalifornisë.
Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, gruaja pohon që gjatë intervistës, Simmons me forcë kishte vënë dorën e saj në gjurin e tij, gjë që e kishte përë atë të mos ndjehej komod.
Akuzuesja thotë se ajo më pas provoi që t’i japë fund intervistës, por Simmons vazhdonte, para se ta prekte prapanicën e saj gjatë një fotografie grupore.
Gene Simmons ende nuk ka dhënë një koment lidhur me këto akuza.