Dwayne Johnson fle tre deri gjashtë orë në ditë

Mediale Vip

Dwayne Johnson fle tre deri gjashtë orë në ditë

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 22:36
Dwayne Johnson

Dwayne “The Rock” Johnson ka pohuar se i sakrifikon dy orë gjumë vetëm që të zgjohet para të tjerëve në shtëpi, dhe t’i ketë dy orë të qeta.

“E vetmja gjë që është në regjimentin tim, është se duhet të zgjohem para se të lindë dielli”, tha Johnson.

“Dhe kam dy orë për vete, kur askush s’është zgjuar dhe shtëpia është e qetë”.

“Unë shpesh sakrifikoj dy orët e gjumit, vetëm që t’i kem dy orët e qeta që më nevojiten, para se e tërë shtëpia të çohet, përfshirë edhe kafshët”.

Sidoqoftë, The Rock tha për Variety se oraret e tij të gjumit nuk janë gjithmonë në regjiment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat