Natë e çmendur për Fatmir Hysenbelliun në klibin e Prishtinës

Mediale Vip

Natë e çmendur për Fatmir Hysenbelliun në klibin e Prishtinës

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 09:34
Fatmiri me shoqe

Është shndërruar tash e një kohë në gurë të ndjekur e të pëlqyer në rrjete sociale falë asaj që shfaq.

Jeta luksoze, udhëtimet e shpeshta, kombinimet plot stil me veshje të shtrenjta janë vetëm disa prej gjërave që shohin dhjetëra mijëra ndjekës të biznesmenit të ri në moshë, Fatmir Hysenbelliu në profilet e këtij të fundit.

Nga Miami në Tiranë, mbrëmja që lamë pas ishte rezervuar për Prishtinën! Në një nga klubet e kryeqytetit, i shoqëruar me një mik nga Kosova, Oni duket të ketë pasur një natë që mbahet mend. Ata kanë ‘bllokuar’ klubin duke blerë dhjetëra shishe të shtrenjta shampanjash të ardhura  në tre ‘raunde’.

Burime të Prive flasin se vetëm në shampanja janë shpenzuar mbrëmë mbi 50 mijë euro.

Sikur të mos mjaftonte ky shpenzim marramendës në shampanja, në një prej postimeve, pas disa orësh muzikë dhe alkool, Fatmiri shfaq krah tij edhe një vajzë, mes këmbëve të së cilës e pozicionon dorën!

Kur kombinohet jeta e natës në Prishtinë me mënyrën e shtrenjtë të jetesës së biznesmenëve rezultati s’kishte se si të ishte ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat