Albana Osmani vesh me luledielli politikën

Mediale Vip

Albana Osmani vesh me luledielli politikën

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 15:25
Albana Osmani

Tensionet dhe debatet kanë shoqëruar seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ku u votua për Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku.

Por pavarësisht kësaj situate, kabineti qeveritar “Rama 2” ka lënë pas tensionet brenda dhe jashtë Kuvendit dhe është përqëndruar tek fëmijët e sëmurë dhe mbështetja ndaj tyre.

Kjo falë moderatores së Top Channel, Albana Osmani, e cila e veshi politikën sot me luledielli, në kuadër të fushatës sensibilizuese “Ti je një luledielli” për fëmijët e sëmurë me leucemi, fushatë e nisur disa muaj më parë.

Albana Osmani ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram foton në të cilën shfaqet kabineti qeveritar, një pjesë e së cilëve kanë veshur bluzën me luledielli, ndërkohë që një pjesë prej tyre i mbajnë në duar, duke demostruar mbështetjen e tyre ndaj kësaj fushate sensibilizuese.

 

Sot në seancen e fundit , deputet e Parlamentit Shqiptar te veshur me Humanizem ne mbeshtetjen e Femijeve . Edhe pse duket e trazuar situata politike sot , me proteste jashte Parlamentit, perseri te gjithe i moren bluzat , dikush I veshi dhe na lumturoi shume , dikush e mbajti ne dore dhe vazhdoi programin me ceshtjet e ngritura ne diskutim..! Faleminderit perzemersisht Kryeministrit te Shqiperise Z.Edi Rama , gjithe Kabinetit te tij , gjithe gupeve parlamentare , qe dhane sot mesazhin me te bukur te vitit ! Faleminderit Z.Basha , Faleminderit Znj Monika Kryemadhi qe pavaresisht temes se dites në duart tuaja jane bluzat me ???? dedikuar Femijeve Shqiptare . #Albania #Kosova #youareasunflower Fondi i mbledhur nga bluzat e Fushates tone te dyte , shkon ne mbeshtetjen me shume dashuri per ty Kosove dhe per bijte e tu . Nderkohe ne si Luledielli kemi 3 Projekte aktualisht dedikuar Spitalit Rajonal te Elbasanit,te Kukesit, dhe 5-sa/ Shendeti mendor /Pediatria. Seanca vazhdon me nderprerje por vitin e mbyllem me Lulediellin tone në Parlament ???? @you_are_a_sunflower_

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1) on

Krah fotos së publikuar moderatorja Osmani shkruan: “Sot në seancën e fundit , deputetët e Parlamentit Shqiptar të veshur me Humanizëm në mbështetjen e Fëmijëve . Edhe pse duket e trazuar situata politike sot, me protestë jashtë Parlamentit, përsëri te gjithë i moren bluzat , dikush i veshi dhe na lumturoi shumë , dikush e mbajti në dorë dhe vazhdoi programin me çështjet e ngritura në diskutim!  Faleminderit përzemërsisht Kryeministrit të Shqiperisë Z.Edi Rama , gjithë Kabinetit të tij , gjithë gupeve parlamentare , që dhanë sot mesazhin më te bukur të vitit ! Faleminderit Z.Basha , Faleminderit Znj.Monika Kryemadhi që pavarësisht temës së dites në duart tuaja janë bluzat dedikuar Fëmijëve Shqiptarë. #Albania #Kosova#youareasunfloëer Fondi i mbledhur nga bluzat e Fushatës tonë të dytë , shkon në mbështetjen me shumë dashuri për ty Kosovë dhe për bijtë e tu . Ndërkohe ne si Luledielli kemi 3 Projekte aktualisht dedikuar Spitalit Rajonal të Elbasanit, të Kukësit, dhe 5-a/ Shëndeti mendor /Pediatria. Seanca vazhdon me ndërprerje por vitin e mbyllëm me Lulediellin tonë në Parlament “- përfundon moderatorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat