Brandoni nga Beverly Hills kishte rrahur keq Weinstein

Mediale Vip

Brandoni nga Beverly Hills kishte rrahur keq Weinstein

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 17:37
Jason Priestley

Ylli i Beverly Hills ka qëruar hesapet me producentin famëkeq Harvey Weinstein.

Jason Priestley, i njohur si Brandon nga Beverly Hills, ka treguar për një incident që ka ndodhur në një klub nate, kur ai kishte goditur në kokë  Weinstein.

Pas publikimit të lajmit, përdoruesit në Twitter shpërthyen me pyetje, andaj Jason shpjegoi se gjithçka në profilin e tij.

Ai tha se incidenti kishte ndodhur në vitin 1995, me rastin e ndarjes së Globit të Artë, në një aheng të shtëpisë filmike Miramax.

“Harvey më tha se duhet të shkoj. Kur u nisa, më kapi për dore dhe e pyeta se çfarë dëshiron tash. E kam shtyrë dhe e godita në fytyrë. Menjëherë erdhën personat e sigurisë dhe na nxorën”, thotë Jason.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat