Zayn Malik feston ditëlindjen, Gigi e uron në mënyrë të veçantë - Bota Sot
Zayn Malik feston ditëlindjen, Gigi e uron në mënyrë të veçantë

Mediale Vip

E shtunë, 21 korrik 2018

Zayn Malik feston ditëlindjen, Gigi e uron në mënyrë të veçantë

Më: 12 janar 2018 Në ora: 23:05
Zayn dhe Gigi

Çifti Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë ndër më të komentuarit në shoubizin ndërkombëtar.

Që prej momentit kur është bërë e ditur lidhja e tyre, dyshja nuk është raportuar për ndonjë krizë në lidhjen e tyre.

Ata kohë pas kohe sjellin imazhe së bashku, përmes të cilave tregojnë se sa çift i lumtur janë.

Zayn Malik sot feston ditëlindjen, e me këtë rast ai ka pranuar urime të shumta, por më i veçanti ishte ai që mori nga e dashura, modelja Gigi Hadid.

Duke publikuar disa video dhe foto nga momente të veçanta të tyre, Gigi e uron me fjalët “E dua këtë njëri, më shumë sesa mund ta them me fjalë dhe jam e frymëzuar nga përpjekja e tij për ta bërë më të mirën çdo ditë  [?]  Gëzuar për vitin tënd, i imi @zayn -ditëlindjen më të lumtur dhe vitin e 25-të të lindjes! Jam krenare që jam përkrah teje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test