Mariah Carey në mes të një beteje ligjore

Mediale Vip

Mariah Carey në mes të një beteje ligjore

Më: 18 janar 2018 Në ora: 14:21
Mariah Carey

Mariah Carey po tenton që t’ia lërë fajin promotorëve nga Amerika e Jugut për anulimin e koncerteve të saja gjatë turneut “Sweet Sweet Fantasy”.

Sipas padisë që kanë dorëzuar ekipi i Carey, thuhet që promocioni Fenix ka aranzhuar dy performanca për këngëtaren, një në Argjentinë dhe një në Chile, të cilat i ka anuluar Mariah pasi që nuk ka marrë pagesë.

Mirëpo sipas kundërpadisë së dorëzuar nga Fenix, thuhet që Mariah është paguar 75% të shumës se kërkuar për këto dy koncerte.

Kjo bazuar edhe në marrëveshjet paraprake të realizuara me kompaninë e Carey.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat