Edhe Michael Douglas akuzohet për ngacmim seksual

Mediale Vip

Edhe Michael Douglas akuzohet për ngacmim seksual

Më: 19 janar 2018 Në ora: 15:47
Michael Douglas

Një ish-punonjëse e Michael Douglas pretendon se është ngacmuar seksualisht nga aktori.

Autorja dhe gazetarja Susan Braudy tha  se Douglas e ka bërë të ndjehet e poshtëruar kur para saj ka kryer një akt seksual.

Ylli i Hollivudit u përgjigj duke thënë: "Kjo është një gënjeshtër, trillim, pa asnjë të vërtetë në të."

Deklarata e tij erdhi 10 ditë para se akuzat e Braudy të ishin botuar në The Hollywood Reporter.

Douglas shpjegoi se  ka ndjerë nevojën që të ndajë shqetësimet e tij rreth skenarit të "makthit".

Braudy  ka punuar për kompaninë e Douglas Stonebridge Productions në fund të viteve 1980.

Ajo pretendon se e ka përdorur gjuhën seksuale para saj, duke përfshirë hapur diskutimin e çështjeve jashtëmartesore, derisa ajo po drejtonte zyrën e kompanisë në New York.

Braudy gjithashtu pohon se Douglas komentoi rreth trupit të saj, gjë që e bëri atë të vishet me rroba më të gjëra dhe të mbyllura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat