Reperi Noizy është në mesin e artistëve më të kërkuar shqiptar.
Njihet për jetën luksoze që bën, një koleksion të veturave të shtrenjta si dhe disa biznese.
E kur jemi tek pasuria e Noizyt, në bazë të një faqeje që poston çmimet e veshjes se personazheve VIP, është publikuar edhe çmimi i orës së reperit.
Ora e markës “Audemars Piguet” kap shifrën prej 113,475 Euro, ndërsa e kemi parë që e bartë në shumë paraqitje publike.
E këtë gjë reperi e ka treguar edhe më herët në vargjet e këngës “100 Kile”, ku thotë “Sa shpija jote m’kushton veç sahati”.