Paparacët kapin sërish vajzën e Obamës me të dashurin në publik

Mediale Vip

Paparacët kapin sërish vajzën e Obamës me të dashurin në publik

Më: 21 janar 2018 Në ora: 14:28
Barack Obama me vajzen

Gjatë vitit 2017 kishte bërë gjiron e botës një fotografi në të cilën vajza e ish-presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, Mali ishte kapur nga paparacët bashkë me të dashurin e saj.

Në mediet botërore, sërish po qarkullojnë fotografi të reja të çiftit.

Malia dhe i dashuri, Rory Farquharson dukeshin si dy pëllumba të dashuruar derisa po bashkëbisedonin pranë njëri-tjetrit.

Çifti po kalojnë fundjavën në Nju Jork, ndërsa që të dy dukeshin në humor të mirë në fotografitë që po qarkullojnë në rrjete sociale.

Rory Farquarson është britanez dhe aktualisht studion në universitetin prestigjioz “Harvard”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat