Britanikja me hixhab reklamon prodhimin e ri të L'Oreal për flokë

Mediale Vip

Britanikja me hixhab reklamon prodhimin e ri të L'Oreal për flokë

Më: 21 janar 2018 Në ora: 17:51
Blogerja britanike e modës, Amen Khan

Blogerja britanike e modës, Amen Khan, lëviz kufijtë me një hixhab në reklamën e brendit francez të kozmetikës për flokë L'Oreal.

"Të jenë apo të mos jenë flokët tuaj në ekran, kjo nuk ndikon lidhur me atë se sa përkujdeseni për to," tha Amen.

L'Oreal në videon për produktin e ri të flokëve të quajtur Elvive, ka sjellë së bashku gratë me stile të ndryshme flokësh. Ndër të tjera, aty prezantohet edhe Amen.

Khan është ndryshe ambasador i L'Oreal, blogere e modës, bashkë-themeluese e kompanisë kozmetike Ardera, dizajnuese e shalleve dhe përveç këtyre është edhe nënë, transmeton KosovaPress.

"Kam filluar të vesh shaminë në të njëzetat, por edhe atëherë nuk kam parë shumë gra me hixhab në media apo televizion. Kur shoh fushatën e re të L'Oreal, marrë një ndjenjë se edhe unë i përkas shoqërisë," tha Amen.

Zonja të shumta nga bota e modës inkurajuan britaniken të vazhdojë të fuqizojë gratë, veçanërisht ato që mbajnë hixhabin.

L'Oreal në këtë mënyrë iu bashkua markave të tilla si Nike dhe Covergirl që gjithnjë  portretizojnë gratë me hixhab në fushatat e tyre reklamuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat