Ishte ndër fytyrat që populli i Kosovës krenohej me të dhe vazhdon të krenohet edhe sot e kësaj dite edhe pse nuk ndodhet në mesin tonë.
Para se të merrej vesh se vuante nga sëmundja, ai u largua një kohë nga aktivitetet politike, duke lënë popullin në dyshime dhe me një shenjë se diçka nuk po shkonte në rregull.
Për humbjen e tij, nuk mund të përshkruhej dhimbja e popullit të Kosovës, për të cilët Emri i tij kishte vlerë të madhe, sidomos për ata që e kanë njohur nga afër dhe kanë pasur mundësinë edhe të kenë fotografi me të që sot pikërisht me to e kujtojnë. Ndërkaq sot, u bënë 12 vite që nga humbja e presidentit historik që kishte shteti ynë, ndërkaq nga artistët e estradës e kujtojnë Gili, Adelina dhe Edona Llalloshi.
Në vazhdim mund t’i shihni imazhet që këngëtaret në fjalë kanë ndarë me ndjekësit e rrjeteve sociale.