Armina Mevlani shtatzënë? Reagon blogerja: Kemi dasmë…

Mediale Vip

Armina Mevlani shtatzënë? Reagon blogerja: Kemi dasmë…

Më: 23 janar 2018 Në ora: 13:34
Armina Mevlani

Që ditën e djeshme, në rrjetet sociale dhe mediat online po qarkullon një fotografi e blogeres Armina Mevlani, e cila duket me barkun e rrumbullakosur.

E si pasojë, shtypi rozë nisi menjëherë që të aludonte rreth një shtatzënie të mundshme. Por lidhur me këto lajme ka reaguar vetë Armina, e cila ka thënë se nuk është shtatzënë.

Duke folur për “Diell-Online”, blogerja ka pohuar se do të bëjë dasmë më parë, duke paralajmëruar kështu se së shpejti ajo dhe Shkëlzen Berisha do të mbajnë ceremoninë e celebrimit.

“Ndoshta pozicioni i fotos, ndoshta edhe darka që kisha ngrënë kanë ndikuar që fotoja të duket e tillë. Fillimisht do të bëj dasmën, pastaj një fëmijë”, ka thënë Armina Mevlani.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat