Bieber mungon në ceremoninë Grammy, pavarësisht nominimeve

Mediale Vip

Bieber mungon në ceremoninë Grammy, pavarësisht nominimeve

Më: 28 janar 2018 Në ora: 06:47
Justin Bieber

Justin Bieber raportohet se do të mungojë në ceremoninë e çmimeve Grammy më 28 janar, pavarësisht se është i nominuar në një numër kategorish.

Bashkëpunimi në këngën “Despacito”, me Luis Fonsin dhe Daddy Yankee-n, është shpërblyer në një numër kategorish si “Incizimi i Vitit”, “Kënga e Vitit”, si dhe “Performanca më e Mirë Pop Grupore/Dyshe”.

Arsyeja e mungesës së  tij raportohet të jetë se kanadezi është i zënë duke punuar në projektin e tij të ardhshëm muzikor.

Siç raporton TMZ, Bieber është aktualisht në studio duke punuar në albumin e radhës, dhe nuk do që të bëjë më paraqitje publike deri pas përfundimit të incizimit të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat