Mbledh para zvogëlimin e gjoksit, nuk mund të ngopet frymë

Mediale Vip

Mbledh para zvogëlimin e gjoksit, nuk mund të ngopet frymë

Më: 28 janar 2018 Në ora: 23:23
Jasmin-Alexandra Vlassi

Një femër e re ka nisur kampanjën për të grumbulluar të holla për të kryer një operim në gjoks.

Ajo publikisht ka treguar se paratë i janë më se të nevojshme për të zvogëluar gjinjtë e mëdhenj, për shkak të të cilëve ka problem të lëvizë, të marrë frymë dhe të merret me aktivitete të përditshme tash e tetë vjet.

Jasmin-Alexandra Vlassi (20) nga Stonehouse në Angli deri tash ka kursyer 1 mijë funta, por asaj i nevojiten edhe 7 mijë funta për të paguar operacionin, transmeton KosovaPress.

Në platformën GoFundMe, ajo shpjegoi se kishte menduar gjatë, pasi e di se ka të tjerë njerëz që kanë më shumë nevojë se sa ajo. Megjithatë, ajo vendosi të kërkojë ndihmë, pasi kjo ishte shpresa e saj e fundit për t’iu kthyer jetës normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat