Prizren: Dy këngëtarët e njohur nga Prizereni - këtë fund viti i kënduan së bashku qytetit të tyre të dashur, me Prevallën me borë, duke realizuar në këtë qytet të lashtë dhe historik - video klipine tyre më të ri.
Kënga e realizuar në dhjetor dhe e lançuar këtë muaj me afrimin e festës së 17 shkurtit, ditë kjo në të cilën këtë vit kremtohet edhe 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, është edhe si një dhurat për mbarë adhuruesit e tyre për këtë festë.
Dyshja prizerenase, Shqipe Kastrati - Flori Cocaj, që së fundmi kanë lansuar këngën e tyre më të re, duket se janë bashkuar për të krijuar këngën me titull “Çka bane ti për mua”, këngë kjo tha Shqipja, që është realizuar në Prizren, sepse i këndohet Prizrenases, “ashtu është teksti, edhe që të dy jemi nga Prizreni” tha ajo me të ardhur në Nju Jork.
Teksti dhe muzika janë të Ilr Beranit, kurse orkestrimi është bërë nga Miti Geci, ndërkaq videoklipi është realizura nga produksioni “Fourinfinit produksion”.
Shtypi shkruan se dyshja u shprehen të kënaqur me punën e bërë dhe nuk e fshehin konsideratën që kanë për njëri tjetrin.
Flori Cocaj së fundi është bërë një ndër këngëtarët më të preferuar në vend, ndërkaq Shqipe Kastrati, prej shumë vitesh është emër i konfirmuar në skenë, simbas shtypit.