Victoria Beckham: Nuk do të ketë turne të “Spice Girls”

Mediale Vip

Victoria Beckham: Nuk do të ketë turne të “Spice Girls”

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:11
Victoria Beckham

Përkundër se ishte përfolur për një turne të grupit “Spice Girl” kjo gjë nuk pritet të ndodhë

Këtë e ka konfirmuar Victoria Beckham, e cila ka hedhur poshtë mundësinë e ribashkimit të grupit të vajzave.

“Nuk do të shkoj në turne. As vajzat nuk do të nisen në turne”, ka thënë ajo në një prononcim për revistën Vogue.

“Çfarë do të përfaqësojë kjo në të ardhmen? Si duket kjo? Ne vetëm po japim ide”, ka thënë Victoria.

Anëtaret e “Spice Girls” ishin takuar në javën e kaluar, ndërsa në rrjetet sociale kishin publikuar fotografi duke thënë se dëshironin të punojnë sërish bashkë dhe të ringjallnin moton e tyre të dikurshme: “Fuqia femërore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat