Edi Rama ‘godet’ sërish në parlament me atletet e tij

Mediale Vip

Edi Rama ‘godet’ sërish në parlament me atletet e tij

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 21:01
Edi Rama

Jemi mësuar ta shohim me një stil aspak të zakonshëm për një kryeministër dhe larg kornizës së një figure zyrtare.

Nisi me pantallonat e gjera, sipër të ngushta poshtë alla “tumane”, vazhdoi me çorapet me ngjyra të forta dhe dizajne, për të vazhduar me kravatat shumëngjyrëshe, tek syzet stil dhe deri tek atletet e bardha.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur kryeministri është shfaqur me atlete të bardha dhe me kostumin që ja kërkon etika e postit që mbartë, shkruan revista WHO.

Ai ka surprizuar sërish sepse në seancën e sotme parlamentare Rama është paraqitur me atlete “adidas” të bardha me vija të kuqe. Momenti kur ai i është drejtuar foltores së kuvendit me atlete është fiksuar nga fotografët e pranishëm në seancë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat