Liam Payne hedh poshtë lajmet e ndarjes nga e dashura

Mediale Vip

Liam Payne hedh poshtë lajmet e ndarjes nga e dashura

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 16:39
Liam Payne dhe Cheryl

Duket se lajmet e bëra publike në media se çifti Liam Payne dhe e dashura e tij, Cheryl, ishin drejt ndarjes nuk janë të vërteta.

Liam Payne në një intervistë për Roman Kemp i Capitalit këtë të hënë, foli për marrëdhënien midis tij dhe të dashurës, me të cilën ende nuk është martuar.

Liam theksoi se midis tyre ka mosmarrëveshje, të cilat vinë për shkak të djalit të tyre të vogël, Bear 11 muajsh, por vetëm kaq.

Megjithatë gjatë intervistës Liam nuk përmendi në asnjë moment ndarjen, edhe pse sipas mediave këngëtari ka kërkuar këshilla ligjore dhe sheh mundësinë e ndarjes.

Çifti, të cilët nuk janë të martuar, dhe djali i tyre Bear, aktualisht jetojnë së bashku në rezidencën Surrey.

Intervista e këngëtarit vjen pasi Daily Mail publikoi lajmin se marrëdhënia e tij me të dashurën, ishte e ‘tendosur’, pasi Liam shpenzon netë larg shtëpisë, ndërsa këngëtarja kujdeset për fëmijën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat