Aktori Silvester Stalone ka reaguar ndaj shkrimeve në mediat sociale se ai ka vdekur nga kanceri.
Publikimi është shpërndarë 2,2 milionë herë dhe përveç kësaj, është publikuar edhe fotografia në të cilën aktori duket në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Disa media raportuan se bëhet fjalë për foto nga xhirimet e filmave të aktorit. Stalone ka lutur të gjithë fansat që të mos iu kushtojnë vëmendje këtyre dezinformatave.
“Ju lutem, injoroni këto marrëzira. Jam gjallë, shëndosh, mirë dhe i lumtur”, shkruan Stalone në Instagram.