Jimmy Fallon e realizon emisionin për pesë minuta

Mediale Vip

Jimmy Fallon e realizon emisionin për pesë minuta

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 15:20
Pamje nga video

Jimmy Fallon ka realizuar një edicion të “The Tonight Show” goxha të shpejtë.

Fallon e nisi monologun e tij me Garën Olimpike Dimërore, transmetimi i së cilës po bëhet në NBC dhe bëri që emisioni i komedianit të jetë më i shkurtë.

Më pas komediani përfoli performancën e Fergie në një ndeshje të NBA-së, e cila kishte kënduar në mënyrë të pazakonshme himnin.

Edhe pse i kishte mbetur pak kohë, Fallon e realizoi një intervistë një minutëshe me Paul Rudd, me ç’rast bëri të ditur që së shpejti do të publikohet filmi i ri i Rudd “Mute”.

Natyrisht intervista ishte shumë qesharake, përderisa Fallon vazhdonte të ndërpriste fjalitë e Rudd.

Në fund dyshja kënduan për disa sekonda dhe u përmbyll emisioni.

Gjithë kjo zgjati vetëm pesë minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat