Pasi dha lajmin për koncertin në Prishtinë, aksidentohet Dua Lipa, thyen gishtin

Mediale Vip

Pasi dha lajmin për koncertin në Prishtinë, aksidentohet Dua Lipa, thyen gishtin

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 18:40
Dua Lipa

Këngëtarja Dua Lipa është një prej artisteve tona që ka arritur famë ndërkombëtare.

Këto ditë, ajo shënoi një sukses të jashtëzakonshëm duke rrëmbyer dy çmime në “Brit Awards 2018”.

Ajo ka vazhduar aktivitetet e tjera duke mos u ndalur për asnjë çast, madje disa orë më parë publikoi datat e turneut evropian ku zbuloi edhe atë se kur vjen në Kosovë.

Dua Lipa bëri të ditur se më 10 gusht do të performojë në Prishtinë, ndërsa pasi gëzoi të gjithë me lajmin, ajo pësoi një aksident.

Këngëtarja ka thyer gishtin e dorës, e këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku shkroi “E kam thyer atë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat