Kim Kardashian dhe Katy Perry, janë aq mikesha, sa këngëtarja bën shaka publikisht me fashionisten në Instagram duke e ironizuar atë, siç bëjnë shoqet.
Në foton e Kris Jenner të vitit 1997 me fëmijët e saj, Perry ka bërë një koment pikant për Kim.
Kylie Jenner e postoi atë foto të enjten e kaluar, më datë 13.
Kim Kardashian u ankua për pamjen. "Dukem shumë keq! Isha e fiksuar me Drew Barrymore dhe vetullat e saj të holla! Dhe zbulova pluhurin e syve me shkëlqim bronz", shkruante ajo në koment. Në këtë kohë, Perry, e cila duhet ta ketë parë komentin e Kardashian u shfaq me këtë koment të madh. "Kim të na e tregojë si e ka realizuar atë look në makeup tutorial."