Vedat Bajrami për Rita Orën: Kush na ka inati…

Mediale Vip

Vedat Bajrami për Rita Orën: Kush na ka inati…

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 14:14
Rita Ora/ Vedat Bajrami

Me rasti e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë performoi këngëtarja me famë botërore.

Bëhet fjalë për Rita Orën, e cila arriti të mbledh në tri sheshet e kryeqytetit 300.000 persona që ishin të ngazëllyer për perfomancën e saj.

Koncerti i Ritës në Kosovë kishte marrë vëmendjen e medieve botërore, të cilët e kishin përcjellur në çdo detaj vizitën e saj në vendlindje.

Aktori Vedat Bajrami ka postuar në llogarinë e tij në Instagram imazhe nga performanca e Ritës, ku shihet numri i madh i atyre që kishin ardhur ta ndjekin nga afër koncertin e saj.

“Oj lulija jone me limana ooooo kush na ka inati …..pe dini ju  [????] ?”, është mbishkrimi që aktori i ka lënë fotos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat