Aktorja e njohur indiane vdes në mënyrë të papritur në dasmën e nipit

Mediale Vip

Aktorja e njohur indiane vdes në mënyrë të papritur në dasmën e nipit

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 17:19
Ilustrim

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, aktorja e njohur idiane Sridevi Kapoor.

Mediat indiane kanë raportuar se ajo ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak në Dubai, në dasmën e nipit të saj.

Emri i 54 vjeçares ka bërë bujë në botën e kinematografisë ku gjatë pesë dekadave ka luajtur më shumë se 150 filma.

Sridevi është konsideruar si një nga super yjet indiane e cila arriti suksesin e saj pa mbështetjen e një heroi mashkull.

Andaj vdekja e saj i ka tronditur të gjithë dhe ngushëllimet për familjarët, miqtë e kolegët e saj nuk kanë munguar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat