Ledri Vula me kolazh përmbledhës rreth performancës në koncertin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Mediale Vip

Ledri Vula me kolazh përmbledhës rreth performancës në koncertin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Më: 7 mars 2018 Në ora: 17:57
Ledri Vula

Reperi i njohur Ledri Vula në natën e 17 shkurtit performoi para publikut shqiptar në sheshin “Skënderbej” në koncertin e organizuar për 10 vjetorin e Pavarësisë.

Në të njëjtin koncert ka performuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Reperi Ledri Vula në ditën e Pavarësisë publikoi edhe një këngë me titull “I vogël” dedikuar Pavarësisë së Kosovës.

 

I vogel..

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Ai ka publikuar së fundmi një video të shkurtër në rrjetin social Instagram, përmes së cilës ka shfaqur momentet më emocionuese nga performanca e tij.

“I vogël” ka qenë përshkrimi që reperi i ka lënë videos, e cila për gjatë gjithë kolazhit shoqërohet nga kënga më e fundit e reperit.

Koncerti i 10 vjetorit të Pavarësisë, i mbajtur në Prishtinë, mendohet se ka mbledhur rreth 300 mijë qytetarë në sheshin e Prishtinës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat