Leonora Jakupi pas performancës në ‘Natën e Zjarreve’ në Prekaz: Faleminderit Drenica ime

Mediale Vip

Leonora Jakupi pas performancës në ‘Natën e Zjarreve’ në Prekaz: Faleminderit Drenica ime

Më: 7 mars 2018 Në ora: 22:19
Leonora Jakupi

Sot (e mërkurë) është shënuar Nata e Zjarreve, e cila njihet si dita e fundit e Epopesë së UÇK-së.

Qytetarë të shumtë u gjendën në kompleksin memorial në Prekaz të Skënderajt, për të nderuar të rënët për liri.

Me këtë rast, ishte organizuar edhe një program artistik, në të cilin morën pjesë shumë emra të njohur të estradës shqiptare.

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ishte njëra ndër performueset në këtë mbrëmje.

Ajo publikoi një video në InstaStory, ku shfaqet gjatë interpretimit të saj, teksa shkruante “Drenica ime”.

Këngëtarja Jakupi ka lindur dhe është me prejardhje nga komuna e Skënderajt, ndërsa u ka kushtuar edhe këngë dëshmorëve të rënë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat