Shqiponjat Iliriane vizituan heronjtë e mëdhenj shqiptar - Bota Sot
Shqiponjat Iliriane vizituan heronjtë e mëdhenj shqiptar

Mediale Vip

E mërkurë, 26 shtator 2018

Shqiponjat Iliriane vizituan heronjtë e mëdhenj shqiptar

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 8 mars 2018 Në ora: 14:56
Illyrian Eagles apo Shqiponjat Iliriane

Kanë rënë në sy si një prej grupeve më simpatike e këtë herë të mirë organizuar e kudo kanë qenë së bashku. Po flasim për Illyrian Eagles apo Shqiponjat Iliriane, djemtë të cilët nga Gjermania kishin ardhur për disa ditë në ditët që kujtojnë heroizmin dhe figurat e njohura të kombit shqiptar, e të udhëhequr nga Sabi Kaçanolli kanë vizituar Llaushën ku u pritën në Kullë nga Bajraktarët e Llaushës, nderuan varrin e Presidentit Rugova më pas bustin e tij në Sheshin e Prishtinës Kosharen Heroike, Familjen Jashari, Prizrenin historik, si dhe bustin e Nënë Terezës, bustin e Gjergj Kastriotit, e ku para se të largoheshin kanë qenë edhe në Sheshin Zahir Pajaziti duke vizituar edhe bustin e këtij heroi të madh.

Por këta djelmosha që shiheshin me admirim nga të gjithë kudo që ecnin nuk kanë nguruar të ndalojnë edhe të rrokin një çifteli e të këndojnë në shesh edhe ndonjë këngë të bukur patriotike, duke lënë kështu foto dhe video e plot kujtime të bukura ashtu siç quhet edhe emri i tyre, Shqiponjat Iliriane, ndwrsa në të ardhmen pritet që të rikthehen për të vizituar vende të tjera të trojeve shqiptare./BS/

 
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test