Sot (e enjte) në të gjithë botën është kremtuar festa e gruas.
Njerëz nga e gjithë bota kanë uruar nënat, të dashurat apo bashkëshortet e tyre për këtë festë.
Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi ka vendosur që në një ditë si kjo, përveç urimit për femrat, të bëjë edhe një apel interesant për meshkujt.
“Sot është dita e gruas, por në një ditë kaq të veçantë dua t’i bëj një apel të gjithë meshkujve: Nëse doni të jetoni një jetë të lumtur, bëni të lumtur gruan tuaj dhe lumturia do të iu përgjigjet”, ka shkruar këngëtarja Ikonomi.