Rihanna së shpejti me linjën e të brendshmeve, rivalizon “Victoria’s Secret”

Mediale Vip

Rihanna së shpejti me linjën e të brendshmeve, rivalizon “Victoria’s Secret”

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:39
Rihanna

Mesa duket Rihanna, krahas muzikës po shënon një sukses të jashtëzakonshëm edhe në fushën e biznesit.

Këngëtarja e famshme bëri bujë me linjën e saj të make-up-it muaj më parë të quajtur “Fenty Beauty” që telkaloi shitjet e linjës së Kylie Jenner dhe Kim Kardashian duke u zënë vendin e parë për cilësi, shumëllojshmëri produktesh, sasi dhe çmime më të arsyeshme sesa ato të vajzave të tjera.

Së fundmi duket se 30-vjeçarja ka nisur prodhimin e një linje për të brendshme. Revista “WWD” shkruan se ky projekt i saji ka një vit që diskutohet dhe tashmë është gati për t’u realizuar.

Rihanna ka krijuar idetë dhe dizenjot e para ndërkohë që përflitet se kjo linjë e të brendshmeve do të konkurrojë atë të “Victoria’s Secret” që momentalisht zë vendin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat