‘Xhengizi’ i serialit ‘Nënë’ zbulon: Ky rol më ka vënë jetën në rrezik

Mediale Vip

‘Xhengizi’ i serialit ‘Nënë’ zbulon: Ky rol më ka vënë jetën në rrezik

Më: 10 mars 2018 Në ora: 09:12
Berkay Ates

Berkay Ates është bërë i njohur për publikun shqiptar nga roli i Xhengizit në serialin ‘Nënë’. Në një intervistë të dhënë për mediat turke, ai ka treguar vështirësitë që kanë ardhur që në fillim kur ju propozuar roli dhe më vonë ju rrezikua jeta.

Berkay ka pranuar se e ka pasur shumë të vështirë ta bëjë këtë rol, madje nuk ka dashur ta pranoj, por me këmbëngulje arriti t’ia dalë pavarësisht se karakteri i tij është totalisht i kundërti i atij në film.

“Më ka ndodhur edhe që të më rrezikohet jeta për shkak të këtij roli. Njëherë hipa në taksi dhe taksisti më njohu si Xhengizi jo si Berkay. Ai filloi duke folur gjithë inat për mua dhe për pak u përplasëm”, -ka treguar aktori i njohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat