Dikur ai ishte një nga aktorët më seksi në Hollivud.
Por koha duket se ka bërë të veten.
Aktori i njohur Burt Reynolds u fotografua në aeroportin JFK të Nju Jorkut në gjendje të brishtë.
82-vjeçari mbahej pas një shkopi për të ecur.
Ai e nisi karrierën në futbollin amerikan.
Por edhe pse kishte të dhëna premtuese, ai iu fut aktrimit.
Aktori i bënte vetë të gjitha skenat e rrezikshme, pa nevojën e dublantëve.
Në vitin 2005 pati deklaruar se një nga arsyet se përse është i brishtë tani, lidhet me faktin që i bënte vetë të gjitha.