Besa me një befasi të veçantë për publikun më 1 prill

Mediale Vip

Besa me një befasi të veçantë për publikun më 1 prill

Më: 14 mars 2018 Në ora: 19:39
Besa Kokëdhima

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima gjatë muajit shkurt solli një sesion interesant akustik, me këngë të njohura në gjuhën angleze.

Ndërkohë, në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Besa ka paralajmëruar se më datë 1 prill do të sjellë këngën tjetër.

Bëhet fjalë për një këngë, titulli i së cilës do të jetë “Lost”, kështu së paku nga imazhi i publikuar.

 

Prepare yourselves...01.04.2018

A post shared by Besa (@besaofficial) on

“Përgatiteni veten”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur se ka një befasi të veçantë për publikun.

Mesa duket, këngëtarja ka ndër mend të synojë tregun e huaj, gjersa ka preferuar të qëndrojë hermetike rreth projekteve të saj të reja, duke mos zbuluar shumë detaje.

Besa është shumë e pëlqyer për këngët e saj ndër vite nga publiku shqiptar, në veçanti për baladat, të cilat cilësohen si pika e saj e fortë, dhe me të cilat ka shënuar shumë triumfe në festivalet shqiptare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat