Xhensila shfaqet e transformuar nga shtatzënia

Mediale Vip

Xhensila shfaqet e transformuar nga shtatzënia

Më: 18 mars 2018 Në ora: 14:29
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ende nuk e kanë konfirmuar pritjen e fëmijës së tyre të parë, mirëpo fotot ku këngëtarja shfaqet me barkun e fryrë sa vijnë edhe shtohen. Fillimisht qarkulloi një video e Xhensilës teksa këndonte në një club, ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Por fotot e fundit që sjell Panorama e tregojnë edhe më qartë shtatzëninë e këngëtares. Ajo është fotografuar në rrugët e kryeqytetit, pa grim dhe e veshur me një xhup të zi, i cili ja tregon më së miri barkun.

Ajo duket ndryshe por sigurisht që bukur. Mund të themi padyshim që nuri i shtatzënisë po bën punën e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat