Zaimina flet për herë të parë për sherrin mes tyre, Rezarta: Gjej vend e futu

Mediale Vip

Zaimina flet për herë të parë për sherrin mes tyre, Rezarta: Gjej vend e futu

Më: 24 mars 2018 Në ora: 14:15
Zaimina Vasjari dhe Rezarta Shkurta

Mbrëmjen e sotme, këngëtarja Zaimina Vasjari do të shfaqet në emisionin “Xing me Ermalin”, ku për herë të parë, siç shihet në videon promovuese të emisionit, do të flasë për sherrin e shumëpërfolur me miken e saj, këngëtaren Rezarta Shkurta.

Nga shoqe të ngushta, për një kohë të gjatë u duke se dy vajzat e famshme të shoëbiz-it u ftohën me njëra-tjetrën, aq sa Rezarta nuk u bë e gjallë as për lindjen e Khloes, vajzës së Zaiminës.

Megjithatë, gjërat duket se më në fund janë ritkhyer në normalitet mes tyre, pasi kohët e fundit, ato kanë rinisur komentet me njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Por se cili ishte shkaku i konfliktit mes tyre, Zaimina mesa duket do ta zbulojë në emision mbrëmjen e sotme dhe për këtë, duket se Rezartës nuk do t’i vijë aspak mirë.

“Ishalla i ke thënë të vërtetën atij Ermal Mamaqit, gjej vend e futu Zaçe!”-ka ka komentuar Zaiminës Rezarta. “Oooops…”-i është përgjigjur Zaimina, duke lënë të kuptohet se e vërteta do të dalë në shesh sot në mbrëmje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat