Pas lajmit se u shtri në spital, lajmërohet Tolgahan

Mediale Vip

Pas lajmit se u shtri në spital, lajmërohet Tolgahan

Më: 24 mars 2018 Në ora: 17:19
Tolgahan Sayimsman

Gjatë ditës së sotme, në mediet turke kishte qarkulluar një lajm se aktori i njohur turk është shtrirë në spital.

Bashkëshortja e tij, Almeda Abazi e cila gjendej në Shqipëri për shkak se ka filluar drejtimin e “Dancing With The Stars Albania”, është kthyer në Turqi.

Raportohej re Tolga kishte pësuar një reaksion të rëndë alergjik pak para nisjes të udhëtimit në Afrikë, e shkak për këtë është bërë një vaksinë.

Por, me anë të postimit të fundit në rrjete sociale, Tolgahan shuan dyshimet rreth shëndetit, ngase duket se tashmë ka kaluar problemin e alergjisë.

Aktori ka njoftuar për një intervistë në një prej programeve turke.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat